Tabaku rrëzon propagandën e Ramës: Ky është një gënjeshtar i vjetër

Jorida Tabaku i është përgjigjur Edi Ramës dhe ka rrëzuar gënjeshtrat elektorale për rritjen e pagave të mjekëve dhe mësuesve.

‘Ky nuk është kandidat i ri është i provuar, është gënjeshtar i vjetër që bën çdo gjë për të kaluar lumin’, thotë Tabaku.

Reagimi i plotë i Jorida Tabakut:

Asnjë gënjeshtër parazgjedhore se zhbën atë që Edi Rama i ka bërë shëndetësisë: Sipas OBSH, Shqipëria është vendi me numrin e mjekëve më të ulët në Rajon, 12.16 mjekë për 10 mijë banorë, 950 mjekë  janë në pritje për të ikur jashtë e mijëra janë larguar.

 Ndërkohë buxheti i shtetit ka paguar rreth 100 milionë euro për Partneritetet Publike-Private në shëndetësi, ndërsa do të paguajë dhe 270 milionë euro të tjera në vitet në vijim.

Pagat e mjekeve janë rritur 7 për qind vetëm ne vitin elektoral 2017.

Nuk është takse progresive, është taksa 23% mbi shtresën e mesme dhe që sot ka dëmtuar më rëndë profesionistët e vërtetë.

Sot mjekët kanë pagat më të ulëta dhe taksat me të larta në rajon.

Ky nuk është kandidat i ri është i provuar, është gënjeshtar i vjetër që bën çdo gjë për të kaluar lumin.

Partia Demokratike ka një plan për ta nxjerrë shëndetësinë nga kriza, për të vendosur pacientin në qendër e jo koncesionin, për të rritur pagat dhe për të ofruar atë që Rama se bëri për 8 vite. Shëndetësi cilësore për të gjithë!