Greva e të dënuarve ‘i ha kokën’ drejtorit të burgut të Peqinit

Është shkarkuar sot nga detyra drejtori i Burgut të Peqinit, Bukurosh Malluta.

Vendimi për shkarkimin e Mallutës është marrë nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Mësohet se Bukurosh Malluta është shkarkuar nga detyra, për shkak të keqmenaxhimit të situatës në Burgun e Peqinit.

Prej ditësh në këtë institucion riedukimi vazhdon një grevë urie e të dënuarve, e cila është shtrirë edhe në burgje të tjera.