Konfirmohet: Wilshere largohet nga West Ham

Mesfushori britanik, Jack Wilshere nuk do të jetë pjesë e klubit të West Hamit.

Dy palët kanë arritur marrëveshjen e përbashkët për ndërprerjen e bashkëpunimit.

Wilshere në vitin 2018 u largua nga Arsenali për tu transferuar tek West Ham por gjatë kësaj kohe ai ka pësuar dëmtime të shumta duke munguar në fushat e blerta. Wilshere ka bërë vetëm 19 paraqitje në dy sezone me West Ham.