Familja shqiptare përleshet me thika me familjen rumune, plagosen 3 persona, midis tyre një i mitur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një familje shqiptare është përfshirë në një sherr me një familje rumune.

Për pasojë raportohet se 3 persona kanë mbetur të plagosur.

Sipas mediave italiane përleshja ka qenë e dhunshme, pasi të dy familjet janë qëlluar me thikë dhe mes të plagosurve është një i mitur.

Ndërkohë nuk ka asnjë informacion në lidhje me gjendjen e të plagosurve dhe identitetin e tyre.

Në kuadër të këtij sherri karabinierët kanë arrestuar 2 shqiptarë për dhunë dhe rezistencë.

Po ashtu në komisariat janë  shoqëruar dhe 5 shtetas rumunë, të cilët u përfshinë në përleshjen e përgjakshme.

Mbi të arrestuarit rëndon akuza për tentativë për vrasje dhe mbajtje e paligjshme e armëve.