‘Rama ik, kriminel, drogaxhi’/ Policia dhunon në komisariat gruan që protestoi te Kuvendi

Një tjetër rast skandaloz i dhunës qeveritare ndaj personave që kundërshtojnë keqqeverisjen është shënuar ditën e sotme.

Një grua e cila protestoi para Kuvendit gjatë kohës që Rama po bisedonte, duke thirrur ‘Rama ik, o hajdut, o kriminel, o drogaxhi’ është shoqëruar dhe dhunuar në polici.  

Violeta Gecaj, u shpreh për FaxNews, se policët e kanë dhunuar duke i lënë shenja në trup.

Në momentin që ajo ka dashur t’i denoncojë, komisariati nr.1 në Tiranë nuk e ka pranuar deponimin e saj si dhe ka penguar kryerjen e mjekësisë ligjore për zbardhjen e ngjarjes.

'Janë jashtë çdo lloj rregulli jashtë çdo lloj profesionalizmi. I kam unë shenjat në trup dhe hematomat që më kanë bërë policët e shtetit.

Unë protestova për hallet e mia ekonomike, jemi të papunë, jemi të pastrehë, kam qeranë pa paguar dhe mund të më nxjerrë pronari jashtë. Kam një fëmijë të aksidentuar të cilin më duhet ta operojë.

Kam shkrujt në portalin e bashkëqeverisjes, kam shku te zyra e punës, por askush nuk më jep zgjidhje. Pse duhet të shoqërohesh dhe të dhunohesh kur po flet dhe proteston për hallet e tua ekonomike.

Në komisariatin numër 1 nuk më marrin dëshminë për dhunën që kanë ushtruar policët e shtetit. Pse unë thashë Rama ik më kanë marrë dhe më kanë tërhequr zvarrë, gjithë Tirana e ka parë këtë',- tha Gecaj.