Brenda ‘kopshtit magjik’/ Festa për djalin e saj, aktorja shkëlqen me fustanin me lule

Aktorja e njohur Emma Roberts dhe partneri i saj, Garrett Hedlund janë në pritje të fëmijës së parë. 

Emma ka bërë “Baby Shower-in” , ndërsa ndau me ndjekësit e saj në Instagram fotot e festës.

29 vjeçarja u shfaq me një fustan të thjeshtë me dizajn me lule, i cili i përshtatet më së miri dhe temës: “Kopshti magjik”

Dekori, përfshinte gjithashtu trëndafila të gjatë, të varur në pemë.

Pamja jep idenë e një “qetësie dhe paqeje shpirtërore”.

Sidoqoftë, ajo “që e bëri të qeshë” aktoren më së shumti, ishte një buqetë lulesh në formë vagine.

Emma mbajti maskë gjatë gjithë kohës, duke inkurajuar të gjithë të ftuarit, përfshirë Kristen Stewart apo Camila Morrone, të mbanin maska dhe u sigurua që të kishte distancë të mjaftueshme dhe hapësirë mes njerëzve.

Ajo i falënderojë të gjithë ata që erdhën dhe festuan për shtatzëninë e saj, edhe në këto kohë të vështira.