Deputeti i opozitës së emëruar: Gjiknuri është qen bir qeni, më kërcënoi në telefon

Pas konfliktit të shkaktuar jashtë ambienteve të Kuvendit me Damian Gjiknurin, deputeti Valteri ka folur në një prononcim për mediat ndërsa ka hedhur akuza për Gjiknurin se ai është në pazar me bandat.

“Nuk jam unë idiot dhe të dal nga seanca, më telefonoi duke më kërcënuar duke më thënë nuk më njihni".

"Për fjalën time kur them se Gjiknuri është në pazar të plotë me bandat. Shtëpia ime dhe familja ime është parë më herët sesi i zgjidhim këto probleme. I kemi dhënë provat sesi i zgjidhim këto gjëra. I them Edi Ramës ta heqë këtë qen bir qeni. Ka vjedhur miliona tek CEZ-i, dhe ia merr nga 5 milionë guruja sa herë që vjen i takon gruan”, tha Valteri.