Prekëse/ I biri vuan nga një sëmundje e rëndë, babi kërcen para spitalit për ta bërë të lumtur

Një video që po bën xhiron në internet ku një burrë shihet duke kërcyer para një spitali për ta bërë të lumtur djalin e tij që është duke marrë trajtimin për sëmundjen e rëndë ka prekur shumë zemra.

Aiden, 14 vjeç u diagnostifikuar me leuçemi limfocitike në fillim të pandemisë COVID-19, prandaj dhe spitali ku ai po kryen trajtimin ka vendosur rregulla të forta duke lejuar vetëm njërin nga prindërit të qëndrojë me të.

Ndërsa nëna e Aiden, Lori ishte me të çdo të martë, Chuck, babi i tij për ta bërë të lumtur e djalin e tij, vendosi muzikë në makinë dhe filloi të kërcente nën ritmet e muzikës, ndërkohë Aiden nuk hezitoi ti bashkohej të atit dhe filloi të kërcej gjithashtu.

Duke folur për kanalin lokal të lajmeve CBS-N, Chuck deklaroi se si ai dëshironte që djali i tij të kuptonte se ata janë të gjithë së bashku në  luftën kundër leuçemisë.

Video është bërë virale dhe shumë nga përdoruesit e internetit janë prekur ndërsa shikonin videon dhe i kanë uruar Aidenit shërim sa më të shpejtë.