Lori Hoxha zbulon kuptimin prekës që fshihet pas tatuazhit që ka në krah

Lori Hoxha, ka vendosur t’i kushtojë disa momente ndjekësve të saj për t’i shuar kuriozitete të ndryshme. 

Edhe sot ajo ka realizuar një intervistë të shkurtër me ta dhe mes pyetjeve nuk mungoi njëra për kuptimin e tatuazhit që ka në krahë.

Lori ka treguar se në krah ka shkruar fjalën “saudade” që ka kuptimin e nostalgjisë për diçka ose dikë që e ke dashur shumë, e ke humbur dhe e di që nuk kthehet kurrë. 

“Dashuria që ngelet”, shkruhet në fund. Lori nuk ka zbuluar asnjë detaj më shumë, por duket sikur ky tatuazh lidhet me babain e saj të ndjerë, Dritan Hoxha, i cili është ndarë nga jeta shumë vite më parë.

Ajo ka treguar se ka pasur një lidhje shumë të ngushtë me babain e saj, Dritan Hoxhën dhe nuk janë të pakta rastet kur ajo e kujton përmes postimeve në rrjete sociale.