Dy të plagosur në Elbasan

Një sherr ka ndodhur gjatë darkës së sotme në Elbasan.

Si pasojë e këtij sherri janë plagosur dy të rinj dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Nuk dihet se kush ka qenë autor dhe sa vetë kanë marrë pjesë në sherr.

Njoftimi:

Elbasan/ Informacion paraprak

Në lagjen "Haxhias", Elbasan, në ambientet e brendshme  të një lokali në rrethana ende të paqarta janë goditur me mjete të forta shtetasit E.B., 24 vjeç, dhe E.B., 21 vjeç,  banues në Elbasan,  të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan, për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Nga veprimet e shpejta është bërë e mundur identifikimi i autorëve ku vijon puna për kapjen e tyre.