VIDEO/ Mesfushori shqiptar gjen golin, i pari për sezonin e ri

Mesfushori i Kombëtares, Kristi Qose, gjeti rrugën e rrjetës për herë të parë këtë sezon ekipin e tij, Karvinës në Çeki.

Takimi ndaj Brno në transfertë  u mbyll me rezultatin 2-0, ndërkohë që futbollisti korçar shënoi golin e aprë të sfidësn minutën e 58-të. Kariva fitoi një penallti, të cilën e mori përsipër Qose, i cili u tregua i saktë.

25-vjeçari shfaqet shumë i qetë nga pika e 11-metërshit, ndërkohë që realizon gol me “panenka”. Nëntë minuta më vonë Ostrak realizoi golin e dytë për Karvinën, që siguroi kështu fitoren.

Qose u transferua te Karvina në Çeki në shkurt të këtij viti dhe duket se e ka nisur kampionatin shumë mirë.