Kura mjekësore e Donald Trump kundër Covid, paska një sekret

Pasi u diagnostikua me COVID-19 më 2 tetor, Presidenti Donald Trump ka nisur trajtimin mjekësor në spitalin Walter Reed.

Mes kurave, mësohet se është edhe një ‘koktej’ eksperimental antitrupash. Po kështu, mori edhe disa ilaçe shtesë pa recetë, duke përfshirë zinkun, vitaminën D, aspirinën dhe melatoninën.

Ndërsa melatonina është e njohur për të ndihmuar gjendjen e gjumit-ndonëse kjo mund të jetë e vështirë për t’u arritur kur luftoni kundër një virusi që shpesh shkakton ethe dhe temperaturë të lartë-mund të luajë një rol të ndryshëm në luftën e COVID-19.

Ndërsa COVID-19 shpesh njihet si virus i frymëmarrjes, shkencëtarët kanë argumentuar se ai duhet të trajtohet si një sëmundje akute inflamatore, në të cilën ashpërsia e simptomave përcaktohet nga aftësia e trupit për të rregulluar përgjigjen e tij imune.

Një nga rezultatet më të rrezikshme është diçka që mjekët e quajnë ‘stuhi citokine’, në të cilën sistemi imunitar vazhdon të çlirojë proteina të quajtura citokina.

Këto sinjalizojnë qelizat imune ‘për t’u përgjigjur’, shumë kohë pasi kërcënimi i virusit është neutralizuar. Pa një shënjestër të qartë, qelizat imune sulmojnë indet e shëndetshme, duke shkaktuar dëme në organet e trupit. Në disa raste, kjo mund të jetë fatale.

A ndihmon melatonina (hormoni i gjumit) në kurimin e Covid-19?

Ka disa prova të hershme që melatonina mund të ndihmojë në rregullimin e sistemit imunitar, duke zvogëluar prodhimin e citokinave pro-inflamatore, ndër shumë mekanizma të tjerë. Sidoqoftë, ka akoma shumë pyetje pa përgjigje se çfarë roli mund të luajë melatonina në trajtimin e virusit dhe si duhet të merret në mënyrë që të jetë e sigurt dhe efektive.

Nëse jeni të infektuar me COVID-19, është e rëndësishme të flisni me një mjek para se të merrni ndonjë ilaç  për të ndihmuar në mirëmenaxhimin e simptomave.