Grabitet e moshuara në Korçë/ Agersori i mori varësen nga qafa me dhunë

Mbrëmjen e sotme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, ku një person i ka vjedhur varësen me forcë një gruaje të moshuar, e cila po kalonte në vendin e njohur si “Lëndina e Lotëve”.

Sipas informacioneve, bëhet me dije se agresori ka dhunuar gruan dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Policia ka shpallur në kërkim autorin, ndërsa janë marrë edhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë së bizneseve në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur identifikimin e tij dhe zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.