Manchester United bën goditjen e madhe në merkato, arrin akordin me Cavanin

Manchester United ka arritur akordin me sulmuesi uruguaian, Edinson Cavani, teksa ditën e nesërme pritet të vijë dhe zyrtarizimi.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat britanike, Cavani do të firmosë për 2 vite me “Djajtë e Kuq”, teksa do të përfitojë plot 9 milion paundë në sezon.

“El Matador” është lojtar i lirë prej 1 korrikut, datë kur u nda pas 7 viteve me PSG-në, klub ku fitoi 19 trofe.

Për sulmuesin kanë qenë të interesuar Atletico Madrid, Benfica por edhe Inter Miami në kampionatin amerikan, por në fund ai është joshur nga “Djajtë e Kuq”.