Mesazhi i zyrtarit të lartë amerikan: Kur lufta ndaj korrupsionit të jetë e suksesshme, do vijnë më shumë investime

Ambasada Amerikanë në Tiranë ka shpërndarë lajmin e takimit të Nën Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve me Presidentin Meta dhe kryeministrin Rama, duke theksuar se investimet do të vijnë në Shqipëri, vetëm kur të ketë arritje të dukshme ndaj korrupsionit.

Sot, Nën Sekretari i Shtetit të SHBA për Zhvillimin Ekonomik, Energjinë dhe Mjedisin, z. Keith Krach vizitoi Tiranën dhe u takua me Presidentin Ilir Meta dhe Kryeministrin Edi Rama.

Nënsekretari shprehu mbështetjen e Amerikës për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, veçanërisht në përpjekjet në luftën ndaj korrupsionit & shtetit të së drejtës, të cilat, kur të jenë të suksesshme do të sjellin më shumë investime&mundësi biznesi nga Amerika