Horror në Paris/ Gjenden të vrarë në banesë një grua dhe katër fëmijë….

Një ngjarje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur në Paris. Një grua dhe katër fëmijë nga e njëjta familje janë gjendur të vdekur pas një sulmi me thikë dhe çekiç.

Viktimat u gjetën në shtëpinë e tyre në periferinë veriore të Noisy-le-Sec.

Pranë tyre janë gjendur edhe armët e krimit.

Ndërkohë që policia njofton se i dyshuari u gjet I plagosur pranë viktimave të tij dhe po merr trajtim shëndetësor në spital Beaujon në Clichy, thonë mediat franceze.

Ai është një burrë, që u gjet i plagosur rëndë dhe pa ndjenja.