Pas 24 orëve shqetësuese, priten 48 orët kritike për presidentin Trump

Prej mbrëmjes së djeshme, Presidenti i SHBA-së Donald Trump i cili ndodhet i shtruar në spital, do jetë nën mbikqyrjen e mjekëve në 48 orët e ardhshme, pasi do të jenë kritike për të.

Duke iu referuar një burimi, mediat ndërkombëtare, njoftojnë se parametrat jetësore të “Presidentit gjatë 24 orëve të fundit ishin shumë shqetësuese dhe 48 orët e ardhshme do të jenë kritike“.

Këto vlerësime dhe informacione bien në kundërshtim me njoftimet e mjekut të Shtëpisë së Bardhë Sean Coney, i cili deklaroi pak më parë se Trump nuk po merr oksigjen, “ka qenë pa ethe dhe është shumë mirë“.

Në një prononcim për mediat, Dr. Sean Conley tha se “Presidenti po bën shumë mirë”.

Sipas Conley, presidenti nuk do të ketë nevojë të oksigjenohet në të ardhmen.

Gjithashtu doktori sqaroi se rrahjet e zemrës së presidentit dhe presioni i gjakut janë brenda kufijve normalë.