Deputeti i Ramës viziton familjen e ‘Eskobarit’: Krenar për Balilajt, po i dëmton greku...
Deputeti “kabubojs” Eduart Ndocaj ka shkuar sot në resortin turistik të familjes së Kelmend Balilit në Sarandë, Santa Quaranta.
Ndocaj është takuar me Rigels Balilin, kryetarin e Bashkisë së Delvinës Rigels Balili, i afërmi i Kelmend Balilit.
Në një status në Facebook, deputeti “kaubojs” nuk e ka pranuar epitetin “Eskobar të Ballkanit” që mediat greke i kanë vendosur Kelmend Balilit, por e ka quajtur kapedan që ka hapur vende pune për popullsinë në atë zonë.
Statusi i deputetit Eduard Ndocaj:
Sot, deputeti Ndocaj pati kenaqesi te takohej me Rigels Balili ne Santa Quaranta. Rigelsi, jo vetem Kryetar Bashkie i Delvines por edhe nje djale punetor e patriot.
Keta jane te gjithe familje punetore qe njihen ne gjithe Saranden e Delvinen. Jane marre me sipermarrjen qe ne fillim te viteve '90 dhe ne gjithe keto vita kane punesuar dhe kane mbajtur qindra familje te ndershme e punetore. Vetem sot, ne hotelin Santa Quranta ka qindra punetore. Greqia eshte munduar me shekuj familjen e mira shqiptare t'i sulmoje e kete e ka bere qe te kete influencen e saj te plote ne Jug e Shqiperise.
Shqiperia ka nevoje per familje te ndershme e punetore qe kontribuojne ne zhvillimin e vendit dhe ne ruajtjen e sovranitetit. Shqiperia nuk eshte Kolumbi dhe historia jone kombetar eme familje patriotike nuk ka lidhje me kartelat e Kolumbise. Eshte e turpshme qe shqiptaret te quhet Eskobar. Ne Shqiperi ka tituj: kapedan, bajraktar, aga e keto tituj meritojne te gjithe ato familje qe kontribuojne ne zhvillimin e vendit.