Ngjarja e rëndë/ Babai shtyp fëmijën me traktor, ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në fshatin Sheqeras të Korçës.

Gjatë punës me traktor babai ka shtypur djalin e tij 5 vjeçar.

Fillimisht policia ka njoftuar se djali ndodhet në gjendje të rëndë në spital, ndërkohë që sipas informacioneve të fundit fëmija ka ndërruar jetë.

Babai është identifikuar si Erjon Brahimllari. 

Maliq/Informacion paraprak              

Më datë 03.10.2020, rreth orës 17:00, shtetasi E. B., duke manovruar me një mjet tip traktor, në oborrin e stallave në fshatin Sheqeras, Maliq, aksidentalisht ka dëmtuar djalin e tij shtetasin A. B., rreth 5 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Korçës, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.