‘Të rinjtë në krizë të thellë besimi’/ Meta: Koha për të rikthyer shpresën, për të ndaluar shpopullimin

Teksa presidenti Meta prej ditësh ka denoncuar shpopullimin e Shqipërisë, ditën e sotme është ndalur te rinia, ku sipas tij po përballen me mungesën e vendeve të reja të punës dhe meritokracisë në punësim.

Në positmin e tij në Facebook, Meta thekson se të rinjtë e perceptojnë gjendjen si të pandryshueshme dhe të papërballueshme, dhe dita ditës po braktisin Shqipërinë, duke u shkëputur nga familjet e tyre.

Postim i plotë i Ilir Metës:

Të rinjtë po përballen me mungesën e vendeve të reja të punës dhe meritokracisë në punësim.

Të rinjtë e perceptojnë gjendjen si të pandryshueshme dhe të papërballueshme, dhe dita ditës po braktisin Shqipërinë, duke u shkëputur nga familjet e tyre.

Ata e kanë të pamundur për të realizuar ëndrrat, për të rritur dhe shfrytëzuar aftësitë e tyre, për të marrë pjesë në jetën demokratike të vendit.

Të rinjtë janë në një KRIZË TË THELLË BESIMI.

Koha për të rikthyer shpresën tek të rinjtë dhe për t'i thënë NDAL SHPOPULLIMIT TË SHQIPËRISË! ????????