FOTOLAJM/ Ky është momenti kur transportohet ‘valixhja e apokalipsit’

Presidenti Donald Trump ka komunikuar sërish me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, duke thënë se ndjehet mirë. Ai është shtruar në spital pasi u prek nga koronavirusi.

Presidenti po merr si trajtim një mjekim eksperimental, ndërsa ekspertët thonë se ai do e kalojë këtë situatë.

Teksa u nis me helikopterin presidencial Marine One drejt spitalit, me vete e shoqëronte edhe ajo që njihet si ‘valixhja e apokalipsit’.

Presidentin e shoqëron nga pas kudo një ushtarak që mban me vete këtë valixhe, ku ndodhen kodet bërthamore. Me këtë valixhe, presidenti mund të nisë një sulm bërthamor brenda një kohe të shkurtër.

Kjo valixhe e shoqëron presidentin amerikan vazhdimisht që prej Krizës Bërthamore të Kubës në vitin 1962.

Pak gjëra dihen me saktësi për valixhen, por fakti që ka një antenë e cila del prej saj, sugjeron se duhet të ketë edhe një telefon satelitor.

Brenda është një manual dhe disa këshilla në rast të sulmit bërthamor.