Zyrtare: Dinamo i plotëson dëshirën trajnerit, firmos me ish-sulmuesin e Partizanit

Dinamo ka bërë edhe një tjetër përforcim për sezonin e ri. Dëshira e teknikut Fabricio Kamarata për të patur dhe një sulmues shqiptar është plotësuar sot. 18-herë kampionët e Shqipërisë arritën të transferonin 24-vjeçarin Ardit Jaupaj.

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të “Bluve”. Futbollisti kuçovar ka qenë pjesë e Partizanit, Bylisit dhe Feronikelit. Sezoni e fundit, ai luajti me Engatian në Kategorinë e Parë.

Njoftimi i Dinamos

 

? Ardit Jaupaj është lojtari i ri i Dinamos.

 

Sulmuesi 24-vjeçar i cili ka dalë nga akademia e Partizanit si dhe me eksperiencë në disa ekipe si Bylis, Egnatia apo edhe Feronikeli në Kosovë, ka firmosur kontratën që e vesh Blu në sezonin e ri.

 

FK Dinamo i uron mirëseardhjen dhe suksese me fanellën e 18 herë kampionëve të Shqipërisë!