Genoa nuk gjen qetësi, tre futbollist të tjerë të infektuar me Covid-19

Klubi i Genoa-s nuk po gjen qetësi. Në testet e kryera së fundmi për Covid-19 janë zbuluar 3 raste të reja.

Bëhet fjalë për Domenico Criscito, Darian Males dhe Davide Biraschi. Lajmi është publikuar nga klubi italian përmes një deklarate për shtyp.

"Genoa informon se pas testeve të kryera më 02/10/2020, lojtarët Davide Biraschi, Domenico Criscito dhe Darian Male u rezultuan pozitiv me Covid-19".

Kujtojmë që dy ditë më parë te Genoa u zbuluan 14 raste me Covid-19.