4 mijë të vdekur në 5 ditë/ Lufta më brutale e kohës sonë

Beteja për rajonin e Nagorni Karabakut ka shkaktuar më shumë viktima në pesë ditë sa e gjithë lufta në Siri sivjet

BILD

Lufta e fundit mes Armenisë dhe Azerbajxhanit për rajonin e Nagorni Karabakut ka zgjatur vetëm 5 ditë. Por është e qartë që tani: brutaliteti vdekjeprurës me të cilin u përplasën këto dy shtete është unik.

Të premten, Armenia raportoi sulmin më të rëndë ndaj kryeqytetit të republikës së panjohur ndërkombëtarisht të Artskahut. Qyteti Stepanakert me 55 mijë banorë u sulmua nga artileria e Azerbajxhanit. Dhjetë civilë u plagosën.

Teksa sulmi dukej se kishte për qëllim një bazë ushtarake 400 metra larg, të paktën një bombë ra në një parkim dhe shkaktoi kaos.

-Armenia pretendon se ka vrarë 1750 ushtarë të Azerbajxhanit në pesë ditët e para të konfliktit. Azerbajxhani pretendon se ka vrarë 2300 ushtarë armenë që nga e diela.

Sa për krahasim: lufta mes dy shteteve nga viti 1992 deri në vitin 1994 shkaktoi 25 mijë viktima, ‘vetëm’ pesë herë më shumë në 24 muaj.

Numrat janë vështirë të besohet. Por informacioni mund të jetë korrekt nëse sheh videot e shumta që ka postuar veçanërisht Azerbajxhani çdo ditë. Ato tregojnë sulme masive me dronë mbi trupat armene. Në fund shihet mjete të shkrumbuara dhe ushtarë të vrarë.

Armenia nga ana e saj ka publikuar po ashtu video të sulmeve të artilerisë mbi njësitë armike, sulme me mitraloz mbi ushtarët me shuam viktima si dhe ka postuar foto të kamionëve të mbushur me ushtarë azerë të vrarë.

Kjo do të thotë se vetëm në më pak se një javë janë shënuar mijëra viktima mes ushtarëve në të dy palët. Shto këtu edhe numrin e civilëve të vdekur.

Azerbajxhani pretendon se janë vrarë 19 civilë, Armenia thotë se janë 11 viktima civile në anën e saj. Deri më tani i bie 30 viktima civilë dhe mbi 100 të plagosur nga të dy palët.