Moderatorja shqiptare tregon se si e përjetoi infektimin me COVID-19: Të jem e sinqertë

Me anë të një postimi në ‘Instastory’ në ditën e saj të lindjes, Arjola Shehu pohoi se ishte infektuar me ‘Covid-19’ dhe se ndonëse ishte e izoluar, ndihej mirënjohëse për gjithçka.

Së fundmi e pyetur nga një prej ndjekësve se çfarë rëndësie kuptoi mbi jetën kur u infektuar me virus, Arjola nuk ka hezituar të përgjigjet duke thënë:

“Të jem e sinqertë, se sa e shtrenjtë është familja dhe se si të dridhet zemra vetëm kur mendon se diçka mund t’i ndodhë atyre”.

Arjola bëri të ditur ashtu se tashmë është mirë nga gjendja shëndetësore dhe se ditën e hënë do të rikthehet sërish me emisionin e saj të mëngjesit.