Venecia ngre barrierat e përmbytjes për herë të pare, ndërsa stuhia ngre baticën

Venecia i ngriti barrierat e saj të vonuara për përmbytjet, për herë të parë të shtunën ndërsa parashikuesit paralajmëruan që stuhitë mund të kombinohen me batica të mëdha për ta fundosur sërish qytetin.

Rrjeti prej 78 barrierash të verdha të ndritshme që ruajnë hyrjen në lagunën delikate veneciane filloi të ngrihej nga shtrati i detit më shumë se tre orë para se kohës kur ishte planifikuar që batica e lartë  të arrinte kulmin.

Batica, e drejtuar nga erëra të forta dhe shira të mëdha, pritej të arrinte në 130 cm, më pak se batica shkatërruese prej 187 cm që goditi Venecian nëntorin e kaluar, por e mjaftueshme për të lënë poshtë ujit, zona të tëra.