Meghan dhe Harry tregojnë më shumë për prindërimin dhe Archie-n

Meghan Markle dhe Princ Harry në një intervistë për ‘The Evening Standard’ kanë treguar se si ka ndryshuar jeta e tyre pasi u bënë prindër me Archie-n.

“Ne po ia dalim mirë. Është mirë çdo gjë, jemi me fat që kemi të voglin tonë. Ai është kaq i zënë gjatë gjithë kohës, ndodhet kudo ne çdo vend. Na mban zgjuar dhe jemi kaq me fat”, ka pohuar Markle.

Dyshja u zhvendos në Kaliforni gjatë kësaj vere dhe aktualisht janë duke jetuar në shtëpinë e tyre të re në Santa Barbara. 

Gjatë kësaj periudhe ata e kanë pasur të pamundur për të udhëtuar drejt mbretëreshës apo familjarëve të tjerë të pallatit mbretëror, por janë shprehur se do të përpiqen t’i takojnë së shpejti.