Mehmeti: Kosova po jeton atë që i imponojnë Dhomat e Specializuara

Analisti dhe shkrimtari Kim Mehmeti, në programin e tij në SYRI TV, tha se Kosova po përjeton ditët e fundit atë që ia imponon Gjykata Speciale.

Sipas tij, kjo ka ardhur për shkak se Kosova nuk ka arritur që të ndërtojë shtet.

“Kosova po jeton atë që ia imponojnë Dhomat e Specializuara.

Të gjithë themi se kjo që po ndodh, nuk guxonte të ndodhte, pasi të gjykosh UÇK-në, është si të gjykosh popullin shqiptar.

Por ne harrojmë që kjo që u ndodhi disa ushtarëve të UÇK, nuk është dëshirë e ndërkombëtarëve.

Sikur Kosova të ndërtonte shtet, nuk do arrinte puna deri këtu që të kishte Dhoma të Specializuara.

Sikur Kosova të mos binte në duart e disa komandantëve të djeshëm, që duan edhe lavdinë e luftës, edhe hajninë e paqes, Kosova do kishte gjykatësit e vet që do gjykonin këta fajtorë dhe jo gjykatës ndërkombëtarë,” tha Mehmeti.