VIDEO/ Kristal Abazaj shënon golin e parë në Turqi, deçiziv për skuadrën e Istanbulspor

Sulmuesi shqiptar, Kristal Abazaj ishte protagonist në fitoren e ekipit të tij Istanbulspor 2-1 ndaj Bandirmaspor, në ligën e dytë turke.

Tropojani shënoi golin e parë të ndeshjes, por edhe të tijin me fanellën e Istanbulspor. Pas një aksioni të nisur nga Rroca, topi mbërriti te Abazaj i cili dribloi një kundërshtar duke gjetur hapësirën dhe gjuajtur në portë me të majtën.

Goditja e Abazaj ishte tepër e fortë, duke e bërë që portierit kundërshtar ti shpëtojë topi nga duart.

Skuadra e Istanbulspor, ku luajnë Abazaj dhe Rroca shihet si një nga pretendentët kryesorë për t’u ngjitur në elitë në fund të këtij sezoni.