Greqia në alarm/ Konfirmohen 460 raste të reja dhe 5 viktima nga COVID-19

Në 24 orët e fudnit, Greqia ka shënuar sërish me numër të lartë të rasteve të reja me COVID-19.

Organizata Kombëtare e Shëndetit EODY në Greqi konfirmoi sot 460 raste të reja të COVID-19 në vend, nga të cilat 142 shoqërohen me shpërthime të njohura dhe 26 u zbuluan pas kontrolleve në hyrjet e vendit, ndërkohë që numri i përgjithshëm i rasteve është 19346.

Gjithashtu bëhet me dije që 85 pacientë po trajtohen të intubuar, 217 janë liruar nga ICU. Njëherazi sot janë regjistruar edhe 5 vdekje të tjera duke shkuar në 398 vdekje gjithsej në vend.