VIDEO/ Djaloshi me aftësi të kufizuara i kërkon të bëjnë foto, shihni gjestin e futbollistit të Barçës

Sot, Martin Braithwaite është bërë i njohur për të gjithë në Barcelonë.  Kush nuk e ka njohur si futbollist, e ka njohur atë për anën njerëzore.  Sulmuesi, i cili mbërriti në “Camp Nou” në janar, nuk ka treguar vazhdimësi te Barça.

Trajneri, Ronald Koeman nuk duket se i beson dhe mund të jetë njëri prej atyre që do të largohet. Tani ose në merkaton e ardhshme.

Megjithatë, përveç faktit se mund të largohet nga katalanasit, sulmuesi demonstron afërsinë që ka me tifozët e skuadrës blaugrane.

Mbështetësi i kërkojnë vazhdimisht autografe dhe fotografi dhe danezi nuk ka hezituar në asnjë moment t’iu plotësojë dëshirën.

Kjo i ndodhi edhe në stërvitjen e fundit ku një tifozë në karrocë kërkonte të bënte foto me të. Me të parë djaloshin me aftësi të kufizuara që po e ndiqte nga pas, Braithwaite ndali makinën dhe shkoi drejt tij të bënte një fotografi.

E gjithë kjo tregon se Braithwaite mund të jetë një sulmues që nuk ka vend në Barça, por është njerëzor dhe shumë i afërt.