Skandal/ Ish-zëdhënësja e Hillary Clinton shpreson që Donald Trump të vdesë, pas infektimit me Covid-19

Një ish-zëdhënëse e Hillary Clinton, ka thënë se ajo "shpreson që ai të vdesë", pasi lajmit se Donald Trump kishte kontraktuar Covid-19 ....

Në një cicërimë tashmë të fshirë, Zara Rahim tha: “Është kundër moralit tim ta postoj këtë, por shpresoj që ai të vdesë. ”

Në një tjetër postim në Twitter që është në faqen e internetit, Zonja Rahim postoi një selfie të saj duke buzëqeshur me shkrimin "ato rregulla të ndyra".

Zonja Rahim punoi në Shtëpinë e Bardhë gjatë administratës së Obamës përpara se të bëhej zëdhënëse e Hillary Clinton.

Ajo gjithashtu punoi si drejtoreshë komunikimi për revistën Vogue dhe në lobimet për Uber në Shtetet e Bashkuara.

Në një tjetër posatim në Twitter, i cili nuk është fshirë, ajo tha: "Jo, ne jemi duke pritur për VDEKJEN".