Kush është vrasësi me pagesë që u arrestua sot, si eleminoi me eksploziv 59 vjeçarin

Janë zbardhur të tjera detaje nga arrestimi I shtetasit, Dodë Gjikolaj, i cili ëshët cilësuar nga policia si person me rrezikshmëri të lartë shoqërrosë dhe si vrasës me pagesë në disa ngjarje kriminale

Gjikolaj mësohet dhe akuzohet se është autor i vrasjes me eksploziv të Haxhi Ahmetit në Gjakovë.

Ahmeti u vra në 14 tetor të vitit 2018 në Smolicë të Gjakovës.

Eksplozivi ishte vendosur në derë të shtëpisë së viktimës.

Viktima 59 vjeç, mbeti i vdekur në vend.

Gjikolaj u arrestua sot në një hotel në lagjen muzeale të Gjirokastrës.