34 vjeçari i nxjerr thikën të atit, arrestohet për dhunë në familje

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 34 vjeçar i cili akuzohet për dhunë në familje.

Uniformat blu bëjnë me dije se V.K., 34 vjeç, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka kanosur me mjet prerës (thikë) babain e tij.

“V.K., 34 vjeç, banues në fshatin Fitore, Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka kanosur me mjet prerës (thikë) babain e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.