Starova: Tirana nuk kishte shpresa që në short

Tirana i dha fund ëndrrës për t’u kualifikuar në grupet e Europa League, pasi u mund me rezultatin 3-0 nga Young Boys.

Sulejman Starova në emisionin “Pressing” komentoi eliminimin e bardhebluve.

“Crvena Zvezda për mua ka qenë një ndër skuadrat më të dobëta që kanë ardhur në Shqipëri. Tirana mori një avantazh psikologjik nga emri i madh që ka Zvezda. Tirana nuk ishte skuadra e kampionatit, iku lojtari kryesor, pati lëvizje, skuadër në drejtim.

Padyshim që çdo detaj që thanë kolegët, të gjithë detajet bëjnë të veten.

Që kur shorti ra me Young Boys, thashë pse kanë shpresa këta për kualifikim? E mbani mend Kukësin me Trabzonspor? U bë intriguese.

Bëri Kukësi gol andej, kishte diçka. Ne kemi luajtur edhe me skuadra shumë më të forta, jemi ndeshur me super-skuadra. Kjo ndeshje, për fat të keq, prodhoi këtë lloj loje (Young Boys-Tirana)”, u shpreh Starova.