Basha sfidon publikisht Ramën: Deri me 25 prill, kur të dojë e ftoj në debat

Kreu i opozitës Lulzim Basha ne 'Çim Peka LIVE' ka sfiduar kreun e qeverisë, Edi Rama duke e ftuar në debat, kurdo dhe kudo nga sot deri në 25 prill.

Lulzim Basha: Prej 2006 e kam ftuar Z.Rama në debat dhe ka refuzuar. Debati i fundit që Z.Rama ka bërë, është në vitin 2000.

Peka: Rama deri vonë nuk ju ka njohur as si kryetar opozite.

Lulzim Basha: Që nesër. Që nesër e deri me 25 Prill, kur të dojë është i ftuar në debat.