Ish-banorja e ‘Big Brother’ flet e zhgënjyer për takimin me Garkon

Xhesila Pere, ish-banorja e “Big Brother” ka treguar se ka takuar në një event në vitin 2015 aktorin e njohur italian, Gabriel Garko.

Pak ditë më parë, Garko rrëfeu se është gay dhe që prej asaj ditë ai është kryefjala e mediave. 

Gjithashtu, aktori u akuzua se ka marrë 60 mijë euro për një deklaratë të tillë.

Pere tha se kishte mbetur e zhgënjyer nga takimi me Garkon, i cili, sipas saj kishte shkruar në event me flokët e pa larë dhe me një veshje që “linte” shumë për të dëshiruar.

“E kam takuar në 2015, por sikur t’i kishte patur flokët e larë do e kisha pëlqyer më shumë. I kishte flokët pa larë dhe veshja e tij linte shumë për të dëshiruar. Dukej se nuk i kishte dhënë rëndësinë e duhur eventit, edhe pse ishte paguar.

Unë e kam dashuruar atë, ka qenë ëndrra ime dhe i thoja të dashurit që nëse do të tradhtoja, do ta bëja me Gabriel Garkon”.