Arrestohen trafikantët shqiptar në Greqi/ Ja çfarë zbuloi qeni antidrogë në shtëpinë e tyre

Pasditen e sotme, dy shqiptarë 30-vjeçarë u arrestuan, nga roja bregdetare e ishullit të Mykonos, pasi akuzohen për trafik droge.

Në bazë të hetimeve, kishte informacione për veprimin e një rrjeti të organizuar të trafikut të drogës në Athinë dhe Mykonos, u kryen kontrolle në shtëpitë e dy të arrestuarve, në zonën “Agia Sofia” të Mykonos.

Gjatë kontrollit, me ndihmën e një qeni anti-drogë u gjetën dhe konfiskuan një sasi kokaine.

Gjithashtu në posedim të një prej shqiptarëve u gjetën tre telefona celularë si dhe shuma prej 19,700 euro , ndërsa në një kontroll të mëtejshëm, u zbuluan se të dy kanë hyrë ilegalisht në Greqi.