VIDEO/ LSI ka një mesazh për Ramën: ‘Më 25 prill ta tregon fatorino ty, se do të të shkulen të tjera gjëra ….’

‘Program i Lulit si një tramvaj me shalqi që nuk piqen kurrë, me Ilirin makinist, Monikën fatorino, Saliun shkarkues gazrash dhe vetë Lulin pasagjer Vip’…

Ishte kjo ironia që përdori Rama ndaj kundërshtarëve politikë, pasi këta kreu i PD-së i propozoi planin për rimëkëmbjen ekonomike.

Por i menjëherëshëm ka ardhur reagimi nga kampi i LSI-së, pasi Rama e cilësoi fatorino Monikën,

Elona Guri duke postuar një fragment nga filmi ‘Kapedani’ ku fatorinoja i pret mustaqet Xha Sulos, shkruan:

‘Ta tregon fatorino ty, se je mësuar me shokun Ropi ti, që të shpëton gjithmonë. Këtë e ke si fillim, se më datë 25 prill do të të shkulen gjëra të tjera, e di vetë ti..!