", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2020/October/01/auto_GettyImages-1151534534-e15613749906061601572692.jpg", "width": 900, "height": 550 } }

Khloe Kardashian kritikohet sërish për ndryshimet në fytyrë

Khloe Kardashian është kryqëzuar nga fansat e saj, pas publikimit të disa fotografive ditën e hënë nga bashkëpunimi i saj me kompaninë ‘Ipsy’.

Tashmë, ajo është bërë partnere e këtij brendi, por përdoruesit e Twitter u fokusuan më shumë te fytyra e saj, duke thënë se mënyra se si janë edituar fotografitë ka bërë të ketë ngjashmëri të madhe me mbretëreshën e muzikës pop, Beyonce.

Disa të tjerë po ashtu e krahasuan me karakterin e Jaqen H’har në serialin e famshëm “Game of Thrones”.

Dhe disa të tjerë bënë shaka se si në mënyrë kaq të shpejt ndërroi tërësisht pamjen.

Kjo nuk është hera e parë që Kardashian komentohet për ndryshimet që bën në fytyrë.