VIDEO/ Tifozi më me fat, ndjek ndeshjen nga dritarja e dhomës

Newport dhe Newcastle luajtën mbrëmjen e djeshme midis tyre, në kuadër të EFL Cup. Miqtë arritën të kualifikoheshin në rundin tjetër pas gjuajtjeve të penalltive. Koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1, ndërsa futbollistët e Newcastle u treguan më të saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke siguruar kualifikimin.

Por gjatë ndeshjes kamerat kapën një detaj shumë interesant. Një tifoz vendas po shikonte ndeshjen nga dhoma e tij e gjumit. Kjo për faktin se shtëpia e tifozit ishte ngjitur me stadiumin ku po luhej ndeshja.

Madje tifozi u pa në disa momente të duartrokiste skuadrën.