VIDEO/ Fenerbaçe prezanton zëvendësuesin e Vedat Muriqit

Fenerbaçe ka gjetur pasuesin e Vedat Muriqit, sulmuesit të Përfaqësueses së Kosovës që u transferua te Lazio.

Klubi turk ka zyrtarizuar Papis Sise, 35-vjeçarin i cili vjen pikërisht nga kampionati turk, pasi luajti për dy sezone me Alaniaspor, ku shënoi 38 gola.

Ajo që ra në sy ishte prezantimi unik i klubit të Fenerbaçes.

Gjiganti turk kishte zgjedhur një film të vjetër, për të prezantuar Sisen, me këtë të fundit që përplaset te shtëpia me një avion të vogël.