Arrihet marrëveshja 2-vjeçare, Kukësi transferon talentin shqiptar!

Kukësi zyrtarizon blerjen e re.

4 ditë nga mbyllja e dritares së transferimeve, klubi verilindor ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin shqiptar e lindur në Austri, Mehdi Hetemaj.

Futbollisti i talentuar nënshkruan marrëveshje 2-vjeçare me klubin shqiptar.

Njoftimi i Kukësit:

“Mehdi Hetemaj e?shte? zyrtarisht futbollist i Kuke?sit! Mbrojtësi shqiptar, i lindur në Austri, ka firmosur sot kontratën me klubin tonë për 2 sezonet e ardhshme, duke u bërë futbollisti më i ri i Kukësit.

Mbrojtësi Hetemaj vjen në Shqipëri nga kampionati austriak, duke qenë se ka luajtur me ekipe të ndryshme atje. Së fundi, mbrojtësi 23-vjeçar ka luajtur me ekipin e Wiener Neustadt. Në të kaluarën luajtur edhe me ekipin e Austrisë U-18.

Klubi i Kukësit i uron shumë suksese mbrojtësit Hetemaj! Mirë se vjen Mehdi!”