Vasili: Gjiknuri tha 'ne jemi mazhoranca dhe miratojmë ligjin që na leverdis!’

Petrit Vasili, përfaqësuesi i opozitës në Këshillin Politik ka zbuluar detaje të rënda, nga ajo që po ndodh brenda dyerve të mbyllura të Këshillit Politik, përplasjes së fortë midis palëve prej javësh, pasi PS-ja nuk pranon në asnjë mënyrë të marrë opinionin e “arbitrit” OSBE/ODIHR për dy çështje të forta që po debatojnë.

Vasili tregoi, pas ikjes nga mbledhja sërish të socialistit Damian Gjiknuri, për një qëndrim të pabesueshëm të tij:

'Ne kemi qenë në diskutim e sipër dhe zoti Gjiknuri, si përfaqësues i PS e braktisi tavolinën e Këshillit Politik ë mënyrë të njëanshme, duke i bërë shërbim strategjisë së bllokimit të këtij Këshillit.

Dua të ndaj me ju një deklarim shumë të rëndë të zotit Gjiknuri sot në mbledhje, i cili deklaroi qartë, haptaz, se “duke qënë se jemi mazhorancë, ne miratojmë ligjin që na leverdis!”.

Pra, pohoi qartë “ meqënëse jemi mazhorancë, miratojmë ligjin që na leverdis!'.

Kjo shpjegon më së miri për këdo që ketu kemi të bëjmë me një qëndrim tërësisht të njëanshëm të diktuar nga frika e humbjes së zgjedhjeve dhe bërë me qëllimin që të bëjë çdo lloj strategjie që një pakicë të manipulojë rezultatin duke mos qenë shumicë e vendit.

I kemi kërkuar qartë: Përse ka frikë PS-ja që t’i drejtohemi OSBE/ODIHR kur paragrafi i “14 Janarit” e thotë se për çështjet që ka mosdakortësi i drejtoheemi OSBE/ODIHR.

Është e pabesueshme, e jashtëzakonshme që drejtuesja formale e OSBE/ODIHR, ndalon dhe bllokon Këshillin Politik për t’iu drejtuar OSBE/ODIHR për të marrë opinion,", theksoi Vasili.

Bylykbashi paralajmëron: Nëse PS nuk ndryshon qëndrim, bllokon reformën konsensuale zgjedhore!

Oerd Bylykbashi,  përfaqësuesi i PD në Këshillin Politik paralajmëroi sot Damian Gjiknurin, përfaqësuesin e mazhorancës se “nëse PS nuk ndryshon qëndrim, bllokon funksionimin e Këshillit Politik dhe për rrjedhojë, bllokon edhe reformën konsensuale zgjedhore, që është kërkesë e BE-së si një nga 15 kushtet për hapjen e negociatave me Shqipërinë.”

“PS, zoti Gjiknuri, - tha Bylykbashi, - refuzoi në mënyrë të vazhdueshme, ngulte këmbë që të mbahej e pandryshuar qëndrimine  tij të palogjikshëm që të ndryshojë rregullat në një kohë që loja ka filluar.

Opozita kërkon me insistim, kërkoi edhe sot me insistim dhe përsëri u përball me refuzimin e PS pra opozita kërkoi me insistim që t’I drejtohemi ODIHR si arbitri I rënë dakord në Marrëveshjen e 14 janarit.

PS përsëri sot nënvizoi frikën e saj nga përgjigja që do të vjë nga ai që të gjithë kemi pranuar nga ai që do të jetë arbitër, jo vetëm I këtij procesi reforme, por I të gjithë zgjedhjeve në Shqipëri."