Shorti/ Grupi më i vështirë dhe më i lehtë për Barcelonën në Champions

Sot në orën 17:00 në Gjenevë të Zvicrës do të hidhet shorti për fazën e grupeve të Champions Leagues.

32 skuadrat pjesëmarrëse janë ndarë në 4 vazo, dhe do të vendosen në 8 grupe që përbëhet nga katër skuadra.

Fati i goglave mund të vendosë që Barcelona të ketë sërish Bayern Munchen që e turpëroi keq sezonin e kaluar në Champions League.

Grupi më i vështirë për Barcelonën:

1- Bayern Munich

2- Barcelona

3- Inter

4- Marseille

 

Grupi më i lehtë për Barcelonën:

1- Zenit

2- Barcelona

3- Olympiacos

4- Ferencváros