Ndryshuan në mënyrë të njëanshme Kushtetutën, Gjiknuri tani akuzon opozitën për krizë

Nuk kanë të ndalur çuditë e rilindasve me në krye Edi Ramën.

Duke folur për mediat pas mbledhjes së Këshillit Politik, Damian Gjiknuri deklaroi se opozita po sjell një krizë kushtetuese.

Duket se njeriu i Edi Ramës në Këshill, Damian Gjiknuri e ka harruar kaq shpejt faktin se e ndryshuan kushtetutën në mënyrë të njëanshme, duke sjellë dhe këtë situatë të paprecedentë.

Rama me deputetët që ka emëruar në Kuvend miratoi pak javë më parë në mënyrë të njëanshme ndryshime kushtetuese, për ti dhënë vetes avantazh në tryezë në zgjedhjet parlamentare.

E sot Damian Gjiknuri akuzon opozitën se është duke sjellë një krizë kushtetuese.

‘Kokëfortësia e tyre do të sjellë një krizë kushtetuese’, - tha Gjiknuri në një fjalë të gjatë të mbajtur para gazetarëve, ku vetëm hodhi akuza e nuk pranoi asnjë gabim.

Por edhe pse opozita kërkon që ti drejtohen ODIHR-it për këtë krizë që ka shkaktuar mazhoranca, Rama me anë të Gjiknurit nuk e pranon kërkesën e bërë disa herë nga përfaqësuesit e opozitës, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili.