14 anëtarë të klubit me koronavirus, Genoa merr këtë vendim...

Pasi konfirmoi 14 anëtarë të klubit me koronavirus, Genoa ka anuluar stërvitjen e ditës së sotme.

Sërish i gjithë klubi do t’i nënshtrohet testeve për Covid-19 dhe pas rezultateve mund të rikthehen në stërvitje. Tashmë Genoa ka programuar një stërvitje pasdite me lojtarët që do ndahen në grupe me nga 6 lojtarë.

Në Itali klubet kanë mungesë futbollistësh pasi një numër i lartë ka rezultuar me Covid-19 dhe për pasojë Serie A rrezikon të pezullohet për afat dy javor.