VIDEO/ Sonte në Çim Peka LIVE, i ftuar kreu i opozitës, Lulzim Basha

Kreu i opozitës, Lulzim Basha do jetë i ftuari i mbrëmjes në emisionin Çim Peka LIVE.

Duke nisur nga ora 20:45, Basha do jetë përballë një paneli gazetarësh.

Ai do të flasë për 5 pikat e planit të rimëkëmbjes, për të cilat ai pretendon se do nxjerrin vendin nga kriza.

Plani i rimëkëmbjes u propozua para pak ditësh dhe po shpaloset në takimet e Bashës me qytetarët dhe bizneset.