Hapin llogari të rreme në emër të saj, reagon Leonora jakupi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi është përballur së fundmi me një situatë të vështirë.

Një faqe e rreme, e hapur në emrin e saj në rrjetin social Facebook,  bëri më vonë disa postime në lidhje me një lojë shpërblyese, duke kërkuar kushte të caktuara nga fansat që të bëhen pjesë e lojës shpërblyese.

Mirëpo sapo ka rënë në kontakt me këtë fakt, këngëtarja Leonora Jakupi ka reaguar në llogarinë e saj në Instagram duke kërkuar ndihmën e ndjekësve për mbylljen e llogarisë në fjalë.

“Të dashur miq raportojeni këtë faqe në facebook e cila manipulon njerëzit në emrin tim!”, shkroi fillimisht këngëtarja në një postim në InstaStory.

“Faqe falso, lajme të pa vërteta”, shkroi ajo në një postim tjetër, ku shfaqte njoftimet e faqes në fjalë e cila numëron aktualisht mbi 3300 pëlqime.