Shorti/ Ky pritet të jetë ‘grupi i ferrit’ në Champions League, 'dridhet' Bayerni

Sot në orën 17:00 në Gjenevë të Zvicrës do të hidhet shorti për fazën e grupeve të Champions Leagues.

32 skuadrat pjesëmarrëse janë ndarë në 4 vazo, dhe do të vendosen në 8 grupe që përbëhet nga katër skuadra.

Por cili mund të jetë “Grupi i vdekjes” pasi fati i goglave pritet të rezervojë përballje titanësh. Bayern Munich nga vazoja e parë, Barcelona nga vazoja e dytë, Inter nga vazoja e tretë dhe Marseille nga vazoja e katërt, mund të jenë pjesë e një grupi.

1-Bayern Munich

2-Barcelona

3-Inter

4-Marseille